Tue, Nov 26, 2024

“Alarm” në Milano, Calhanoglu “parkon” në infermieri, Inzaghi “kapet” pas Asllanit

  • PublishedOctober 22, 2024

3 pikët ndaj Romës erdhën me shumë kosto për Simone Inzaghi-n pasi trajneri i Inter humbi dy titullarë të rëndësishëm si Calhanoglu dhe Acerbi. Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë aspak pozitive pasi regjisori turk është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së lojës në dy sfidat e radhës, në Champions kundër Young Boys dhe ndaj Juves në Serie A. Cala pritet të rikthehet më 3 nëntor kundër Venezias.

I njëjti diskutim edhe për Acerbin. Ndaj Young Boys, Inzaghi duhet të bëjë llogaritë edhe pa Kristjan Asllanin, me mesfushorin kuqezi që nuk udhëtoi me ekipin drejt Zvicrës, por ka qëndruar në Milanelo duke u stërvitur në mënyrë të diferencuar.

Inter
Inter

Asllani ka pasur një shqetësim të lehtë në gju dhe sipas mediave italiane, mesfushori kuqezi pritet të jetë në dispozicion të Inzaghi-t për takimin e fundjavës, ku në “San Siro” presin Juventus. Në këtë emergjencë në mesfushë, lajmi i mirë është rikuperimi në kohë i Zielinskit, me mesfushorin polak i cili pritet të jetë në dispozicion të Inzaghit kundër Young Boys.

()

AlbaniaWeb.net