Tue, Oct 22, 2024

U paraqit në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e arrestit, shtyhet seanca e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja

  • PublishedOctober 22, 2024

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, nën masa të rrepta sigurie.

Teksa pritej të njihej me masën e sigurisë “arrest në burg”, avokatët e tij kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen.

Seanca është shtyrë deri në momentin që avokatët do të jenë gati, thuhet në informacionet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha.

Jurgis Çyrbja dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

Pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

Bashkë me të ka rënë në pranga edhe një bashkëpunëtor, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, ai ra në pranga nga një dosje tjetër nën hetim, ndërsa Gjykata e Posaçme nxori urdhër arrestin pas masës arrest në burg në mungesë.



AlbaniaWeb.net