Tue, Oct 22, 2024

Si e mësoi vdekjen e vëllait? Flet me dhimbje motra e Liam Payne

  • PublishedOctober 22, 2024

Vdekja e Liam Payne lëndoi gjithë botën!

Motra e madhe e të ndjerit, Nicola, i ka bërë një dedikim të ndjerë vëllait të saj pas humbjes tragjike.

Në një postim të shpërndarë në Instagram, Nicola shpjegon se si e mësoi vdekjen e vëllait përmes një njoftimi lajmesh që iu shfaq në telefon.
 
“Kam postuar për Liamin dhe arritjet e tij dhe kjo ka qëndruar atëherë, tani dhe gjithmonë! Kur pashë lajmin që u shfaq në telefonin tim se ti na kishte lënë, doja aq shumë që të ishte e pavërtetë, kam kaluar ditë duke shpresuar se ishte një gabim dhe dikush e kishte shkruar gabim. Ti ishe vërtet shumë i mirë për këtë tokë, ti je një engjëll që jetoi për t’i bërë njerëzit të buzëqeshnin dhe të jenë të lumtur.

Gjithmonë ke treguar mirësi me të gjithë ata që ke takuar dhe kjo tregon se sa shumë njerëz kanë konfirmuar atë që kemi ditur gjithmonë. Shpresoj që më në fund të gjesh pak paqe atje lart dhe të vazhdosh të kujdesesh për ne të gjithëve ashtu siç ke bërë në jetë. Ne do të sigurohemi që Bear të dijë për babanë e tij dhe sa shumë e doje. Të premtoj se do të shihemi së shpejti, Liam.”