Tue, Oct 22, 2024

Fansat e habitur nga pamja e Gabrielle Union, përse vallë?

  • PublishedOctober 22, 2024

Paraqitja e fundit e Gabrielle Union në tapetin e kuq ndezi spekulime. Kjo pasi fansat e saj dyshojnë se Union ka bërë disa ndërhyrje në fytyrën e saj.

Aktorja, 51 vjeçare, mori pjesë në Gala të Muzeut të Akademisë së mbushur me yje në Los Anxhelos të shtunën në mbrëmje, teksa mahniti me një fustan të purpurt të Elie Saab dhe iu bashkua bashkëshorti i saj, ish-basketbollisti profesionist Dwyane Wade, 42 vjeç.

Edhe pse veshja e saj ishte aq perfekte, mesa duket nuk mjaftoi që fansat të vinin re ndryshimet e bëra në fytyrën e aktores. Ishin mollëzat e saj që dukeshin tepër më të theksuara se sa zakonisht.

“Pse do ta bënte këtë në fytyrën e saj? Jam i shkatërruar”, shkroi njëri në një postim në Instagram nga Fashion Bomb Daily që tregonte pamjen e Gabrielle.