Tue, Oct 22, 2024

“Duel goleadorësh”, Kane-Lewandowski ndezin sfidën Barça-Bayern

  • PublishedOctober 22, 2024

Barcelona-Bayern Munich është pa diskutim super sfida më e rëndësishme që rezervon xhiro e tretë e Champions League, një përballje “titanësh” që këtë herë ka edhe më shumë shije pasi Hansi Flick dhe Robert Lewandowski do të jenë përballë ish ekipit të tyre ku fituan gjithçka, mbi të gjitha Champions League. Të dy ekipet vijnë në formë të shkëlqyer, kjo fal edhe dy “bomberave” të ekipit, Lewandowski dhe Harry Kane.

Polaku ka realizuar 12 gola vetëm në La Liga, ndërsa Harry Kane shpërtheu këtë fundjave me një “tripletë” golash ndaj Shtutgart duke shkruar në kuotën e 8 golave këtë sezon në Bundesligë.

Në lidhje me këtë përballje ka folur edhe sulmuesi i Bayern Munich në një intervistë për AS, duke vlerësuar rivalin e tij, Robert Lewandowski: “Robert është një sulmues fantastik, një nga më të mirët në gjeneratën time. Do të jetë një ndeshje speciale. Shumë prej lojtarëve tanë njohin mirë trajnerin e tyre. Në presim të kemi përballë një kundërshtar që pëlqen të ketë topin në këmbë. Do të jetë një betejë e ashpër, por ne e presim me besim”.

Sports
Sports

Edhe e përditshmja spanjolle Sport i ka kushtuar faqen e parë këtij takimi: “Duel goleadorësh”, shkruan Sport, titull shoqëruar me foton e Lewandowski-t dhe Harry Kane.

()

AlbaniaWeb.net