Tue, Nov 26, 2024

GJKKO merr vendimin, lihet në burg ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtori Ahmet Masha

  • PublishedOctober 22, 2024

GJKKO lë në burg Jurgis Çyrben dhe Ahmet Mashën

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e
kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur
për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti,
datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar
nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe
Ahmet Masha”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një
herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal,
“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve
respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit
shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha,
parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të
krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga
nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim
me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të
Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me
personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit
Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe
arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit
personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose
informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i
detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën
vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i
akteve ose të dhënave sekrete”.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.



AlbaniaWeb.net