Tue, Nov 26, 2024

Juliana Nura zbulon për herë të parë të dashurin e ri!

  • PublishedOctober 22, 2024

Një prej ish-banoreve të “BBVK”, Juliana Nura ka qenë një figurë tepër aktive dhe po ashtu e komentuar nëpër rrjet.

Edhe pas daljes së saj nga formati, ajo vazhdonte të bënte me dije ndjekësit e saj se si ishin duke shkuar gjërat në jetën e saj private.

Mirëpo pak momente më herët, ajo ka zbuluar për herë të parë partnerin e saj më të ri. Julana është duke shijuar romancën me Gerti Beqiraj.

Sakaq, Beqiraj postoi edhe një ‘selfie’ bashkë me Xhulin, duke konfirmuar se romanca e tyre nuk ka pësuar lëkundje dhe akuzon ish-të dashurën e tij se po mundohet të përfitojë nga fama e Xhulit.

“Përshëndetje audienca e rrjeteve sociale, dhe gjithashtu ju gazetar të dashtun. Më vjen keq që personi nga e kaluara ime mundohet të përfitoj nga audienca e të dashurës time Julinana Nura. Me respekt i juaji Gerti Beqiraj”, ka shkruar mes tjerash ai.