Sat, Nov 23, 2024

Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ

  • PublishedOctober 23, 2024

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi të martën përmes një procesi të kontestuar Ilir Rusin si kryetarin e ri në vend të Naureda Llagamit, ndërsa në pozicionin e zv.kryetarit u zgjodh anëtarja .

Kundërshtimi erdhi që në fillim të seancës nga anëtarja më e re e Këshillit, , e cila deklaroi se ishte njoftuar vetëm të hënën për zgjedhjen e kryetarit të ri përmes një shkrese të panënshkruar dhe të dërguar me email. Sipas Theodhorit, duhen të paktën shtatë ditë nga momenti i hapjes së thirrjes, që kandidatët të paraqesin interesin e tyre.

Theodhori theksoi se këto rrethana e vendosin në pamundësi objektive për të kandiduar. Sipas saj, situata e krijuar është jo vetëm e paligjshme, por dhe i vendos kandidatët në kushte të pabarabarta. Ajo kërkoi që për shqyrtimin e pikës së dytë të rendit të ditës të caktohej një datë tjetër, ose të hiqej nga rendi i ditës.

Zëvendëskryetari ndërhyri duke nënvizuar se ishin duke vepruar sipas ligjit dhe se mbledhja prandaj ishte cilësuar si jo e zakonshme. Ai kërkoi vijimin e shqyrtimit të pikës së parë, ku u miratua deklarimi i mbarimit të mandatit të ish-kryetares .

Procedura e ndjekur u kontestua dhe nga anëtari tjetër jomagjistrat, . Ai tha se anëtarja më e re sapo kishte ardhur dhe nuk i është dhënë mundësia për të kandiduar. Bajri theksoi se e mbështet Theodhorin që të mund t’i jepet mundësia asaj dhe secilit për të shprehur interesin, nëse e vlerëson.

Bajri ngriti pikëpyetje mbi procedurën që po ndiqej. Ai e pyeti Rusin, se në rast të shprehjes së interesit për kryetar, a do të duhej të dorëhiqej si zëvendëskryetar dhe ta drejtonte mbledhjen anëtari më i vjetër, me qëllim që të mos kishte kontradikta në procesin e përzgjedhjes.

Rusi u shpreh se kjo nuk është mbledhja e parë e Këshillit dhe se e ka ai tagrin ta drejtojë si zëvendëskryetar, në mungesë të kryetares. Por, Bajri këmbënguli duke nënvizuar se mendonte se Rusi duhej të hiqte dorë, me qëllim që kandidimi të kryhej në mënyrë të barabartë.

Kërkesa e Theodhorit për shtyrje dhe Bajrit për dhënie kohe të martën, u rrëzua nga shumica e anëtarëve të KLGJ.

Në vijim, paraqitën interes për pozicionin e kryetarit, zëvendëskryetari Ilir Rusi që po drejtonte mbledhjen dhe anëtari Bledar Bajri. Dy kandidatët, pa paraqitur ndonjë platformë lidhur me vizionin dhe mënyrën për drejtimin e këshillit, u votuan nga gjithë anëtarët e këshillit.

Ilir Rusi mori 10 vota pro, ndërsa Bajri votoi veten.

Pasi u zgjodh si kryetar, Rusi tha se pozicioni i zëvendëskryetarit mbetet i lirë. Në vijim anëtari Klodian Kurushi propozoi që të shtohet në rend dite edhe zgjedhja e zëvendëskryetarit. Nga tre anëtarët që paraqitën interes për këtë pozicion, Violanda Theodhori, Albenc Tabaku dhe Yllka Rupa, u zgjodh kjo e fundit si zëvendëskryetare. Edhe tre kandidatët për zëvendëskryetar nuk paraqitën ndonjë platformë para Këshillit.

E pyetur nga BIRN lidhur me këtë rrethanë, koordinatorja për të drejtën e informimit, Blerta Ngucaj tha se ligji dhe rregullorja e këshillit, nuk parashikojnë që për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit, të paraqiten prej tyre platforma. Ajo shtoi se kjo praktikë është mbajtur.

Kryetari i ri i KLGJ-së, Ilir Rusi u zgjodh anëtar në mars të vitit 2022 nga radhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, me një mandat pesë vjeçar. Atëherë ai mori dhe funksionin e zëvendëskryetarit që e mbajti deri të martën.

Zëvendëskryetarja Yllka Rupa është zgjedhur si anëtare e KLGJ po ashtu nga radhët e pedagogëve, më datë 2 shkurt 2022.