Sat, Nov 23, 2024

Dafina marrëzisht e dashuruar me partnerin, ndan momentin kur ajo “i propozon”

  • PublishedOctober 23, 2024

Dafina Zeqiri ka ndarë një moment shumë të veçantë në Instagram, duke postuar një foto të saj me partnerin Kreshnik Gjergji. Në këtë imazh, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunj, duke ia vënë unazën partnerit, moment ky që njihet si momenti i propozimit.

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotos: “Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!” duke i bërë tag partnerit të saj.

Screenshot

Ky postim duket se ka emocionuar ndjekësit e saj, pasi shumë prej tyre kanë komentuar me urime dhe fjalë dashurie për çiftin.

Dafina dhe Kreshniku kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së medias për marrëdhënien e tyre, dhe duket se ky moment është një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.

Kujtojmë se fundjavën e ardhshme çifti ka dhe dasmën e cila pritet të jetë madhështore.