Sun, Nov 24, 2024

Kylie Jenner për prishtjen e miqësisë me Jordyn: Humbja e saj më ndihmoi të rritesha

  • PublishedOctober 24, 2024

Kylie Jenner ka folur për prishjen e miqësisë së saj me Jordyn Woods.

27-vjeçarja dha një intervistë për Elle dhe përmendi shoqen e saj më të mirë që nga adoleshenca, por që tani nuk janë më. Lidhja e tyre përfundoi kur u zbulua se bashkëshorti i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, e kishte tradhtuar me Woods.

Siç ka përmendur Kylie Jenner, fakti që ata nuk flasin, i ka thyer zemrën, por i është dashur të qëndrojë pranë motrës.

“Ne gjithmonë u përpoqëm të diskutonim atë që ishte bërë, kështu që kurrë nuk ishte një ndërprerje e plotë. Ne kishim nevojë për distancë ”, tha ajo.

Më pas ajo shpjegoi se të dyja ishin aq të afërta saqë ishin bërë të varura nga njëra-tjetra.

“Sa herë që ndodhte diçka e mirë apo e keqe dhe kisha nevojë për dikë që të telefonoja për të folur, ajo do të ishte gjithmonë aty. Kur e humba atë person, u ndjeva shumë e vetmuar, por duhej ta kaloja”, theksoi Kylie.

Ajo gjithashtu shtoi: “Kam mësuar shumë që atëherë. Fitova pavarësinë dhe isha aty për veten time. Më ndihmoi të rritesha pak, sepse ishim shumë afër. Mendoj se që të rritemi ne të dyja, ajo duhej të hapte krahët dhe të bënte atë që duhej të bënte”.