Sun, Nov 24, 2024

Ish zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK: Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me “21 janarin”

  • PublishedOctober 24, 2024

Ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK.

Burimet e gazetares së AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha thonë se ai do të dëshmojë  për “21 Janarin”.

“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.

Një ditë më parë ishte ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj që dëshmoi në SPAK për dosjen e “21 janarit”.

Ai u shpreh se ka dhënë dëshminë e tij, pasi u pyet si një person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

“Jam thirrur si një person që ka dijeni mbi ngjarjen. Ato që di rreth ngjarjeve të 21 janarit, isha i gatshëm, thash ato që kisha për të thënë. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdor as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve. Nuk kemi pasur urdhër për të reaguar, policia si asnjëherë tjetër në të gjithë historinë e saj ka duruar dhunën ekstreme”, tha Burgaj.



AlbaniaWeb.net