Grupi i PD deklaratë nga Strasburgu: Informuam eurodeputetët për situatën politike në Shqipëri, do të vazhdojmë…
Në ditën e tretë të takimeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Strasburg, deputetja Albana Vokshi renditi çështjet për të cilat grupi i PD ka informuar eurodeputetët.
Në një deklaratë nga Strasburgu, Vokshi tha se informuan grupet politike në Parlamentin Europia për situatën aktuale politke në Shqipëri.
“Vijuam ditën e tretë të takimeve. Kemi pasur ditë shume intensive takime të niveleve më të larta në Parlamentin Europian. Kemi takuar pa dallim të gjitha grupet politike në PE, dhe i kemi informuar për situatën e rënduar në Shqipëri pëtej fasadës.
U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, nga mos organizimi i zgjedhjeve të lira që kur në pushtet erdhi qeveria Rama, për situatën e korrupsionit galopant, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.
U ndalën në sulmin e paprecedentë për shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare. Do të përdorim të gjitha instrumentet që PE parashikon për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme. Vota e lirë do të thotë demokraci”, u shpreh Vokshi.
AlbaniaWeb.net