Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ngjitet me dy vende, shpërblehet forma e mirë e Kosovës
Renditja e FIFA-s për muajin tetor ka parë Shqipërinë dhe Kosovën që të ngjiten në tabelën e përfaqësueseve.
Kombëtarja kuqezi ka fituar dy vende pas fitores me Gjeorgjinë, duke e parakaluar këtë të fundit dhe duke u ngjitur në vendin e 65-të.
Fitoret me Lituaninë dhe Qipron gjithashtu kanë shpërblyer Kosovën, me “Dardanët” që kanë fituar tre vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, të cilët tashmë renditen në vendin e 101-të.
Kryesimin vijon ta mbajë Argjentina, e cila ndiqet nga Franca dhe Spanja, teksa Anglia dhe Brazili plotësojnë 5 vendet e para.
AlbaniaWeb.net