“Ti je i paaftë”, Leonard Duka përplaset me prokurorin e SPAK: Ke 6 vite që më mban në arrati kot, nuk e meriton as të përgjigjem
Brenda dyerve të GJKKO ku po zhvillohet seanca ndaj tij, i dyshuari për vrasjen e ish policit Santiago Malko, Leonard Duka është ‘përplasur’ me prokurorin e çështjes, Behar Dibra.
I pyetur nga prokurori për rrethanat e ngjarjes, për lokalin si dhe ku e mbante automjetin e tij tip ‘Skoda Roster’, Duka i tha: “Unë po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton”.
“Për respekt të së vërtetës. Jo për mua”-ishte përgjigja e prokurorit Behar Dibra.
Duka ka shpërthyer me akuza në seancë, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe është mbajtur padrejtësisht në kërkim për 6 vite.
“Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim. Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të.
Unë kam pasur bizneset e mia, ai të vetat. Edhe ai ka pasur bastet e veta. Nuk e di mese është marrë. Pasi u ndamë nuk e di ç’ka bërë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi. Kur jemi takuar herë të tjera nuk kemi qenë bashkë por me miq të perbashkët. Nuk ua mbaj mend emrat. Jemi takuar nëpër club-e, lokale.
Nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zënë, jemi gri, pse ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë të zihesh. Kjo punë nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.
Sherrin e vëllait, Erlisit, e kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se isha në Gjermani. Mora vesh që vëllai është zënë për çështje pse më shef. Në dijeni për vëllain më vuri babi. Me vëllain nuk komunikova dot se u fut në burg, pastaj në gjyq.
Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur. Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim. Santiago dhe Visi, di që kanë qenë shokë.”-ka thënë ai.
AlbaniaWeb.net