Sat, Nov 23, 2024

“Meta e çmontoi dje Dumani”, Blushi zbulon debatin e Metës me Prokurorët në SPAK: Pretenduan të kundërtën e…

  • PublishedOctober 24, 2024

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi sot në një konferencë për mediat debatet e ashpra një ditë më parë të ish-presidentit Ilir Meta dhe prokurorëve të posaçëm.

Sipas Blushit, Meta “e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, i cili më pas u detyrua të linte sallën e gjyqit.

Blushi: Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare, të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, kurse Mali i Zi në vendin e 56.

Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin siç e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik.

Si mund të mashtrojë një prokuror në sallën e gjyqit? Ata janë terroristë, nuk janë prokurorë. Nuk ka asnjë dinjitetin e kushëririt të tij Dumanit, është më i zi se ai.

Për fat të keq edhe në sallën e gjyqit, këta Prokurorë mafioze, pra ish –hetuesi i Komunizmit Arben Kraja me në krye Kryeterroristin Dumani, përfshi edhe atë Prokurorin Kallp, pretenduan të kundërtën e një fakti të njohur botërisht, rrëmbimin terrorist dhe dhunimin e Presidentit Meta, e kanë parë të gjithë shqiptarët.

Si mund të mashtrojë një Prokuror në sallën e gjyqit? Zoti Meta i ka çmontuar nga brinjët dje në sallën e gjyqit, se ata nuk janë Prokurorë, ata janë terroristë.


AlbaniaWeb.net