Sun, Nov 24, 2024

Nesër dita e madhe për Dafinën dhe Kreshnikun, ‘mobilizohen’ miket e këngëtares

  • PublishedOctober 25, 2024

Këngëtarja Dafina Zeqiri është gati për ditën e saj më të veçantë, teksa nesër do të kurorëzohet në martesë me Kreshnik Gjergjin.

Fansat dhe ndjekësit janë në pritje të këtij momenti të rëndësishëm, ndërsa disa nga mikeshat e saj të ngushta dhe personalitete të njohura kanë filluar të mbërrijnë nga jashtë vendit.

Ndër ta është edhe Coco the DJ, mikeshë e ngushtë e Dafinës, e cila ndau emocionet e saj në rrjete sociale duke e quajtur “pritja më e mirë ndonjëherë” kur mbërriti për të mbështetur mikeshën e saj.

Një tjetër figurë e njohur, Emina Cunmulaj, ndau udhëtimin e saj nga Miami për të marrë pjesë në dasmën e Dafinës.

Dasma e Dafinës është një nga ngjarjet më të pritura në botën e showbiz-it shqiptar. Mezi presim ditën e nesërme për të parë foto dhe video nga super dasma!