Sun, Nov 24, 2024

Mbi 50 qytetarë nga Bulqiza përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar nga uji

  • PublishedJune 3, 2023

Disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi. Burime për BalkanWeb nga bluzat e bardha pranë kësaj qendre shëndetësore thanë se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.

Enver Doçi bën me dije se sipas të njëjtave burimeve, janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.