Ish-presidenti Meta në burg, djali i tij merr CD e seancës gjyqësore
Djali i Ilir Metës ka marrë CD e seancës gjyqësore.
Gazetarja, Anila Hoxha raporton se djali i ish-presidentit u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi CD audio të seancës në të cilën u mbajt me dyer të mbyllura verifikimi të kushteve të sigurisë.
Ish-presidenti u arrestua të hënë pranë Casa Italia në Tiranë më urdhër të SPAK. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
AlbaniaWeb.net