Gossip Sport/ Georgina frikëson fansat, bashkëshortja e CR7-ës shtrohet në spital, trajtohet nga pneumonia
Momente jo të mira për Georgina Rodrigez, partnerja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, ka kaluar katër ditë në spital për t’u trajtuar nga pneumonia.
Me anë të një postimi në Instagram, Xhorxhina e bëri vëtë të ditur lajmin teksa tha se është në gjëndje më të mirë shëndetësore dhe momentalisht po trajtohet në shtëpi, duke u mbështetur dhe gjetur qetësi tek familja e saj.
Ndër të tjera ajo nuk ngurroi të falenderonte mjekët dhe stafin e spitalit, të cilët kishin treguar kujdes të veçantë për yllin portugez. Nuk munguan as mesazhet e shumta të fansave të Georginës dhe Ronaldos, që i uronin asaj shërim sa më të shpejtë.