Sun, Nov 24, 2024

Selena Gomez zbulon se çfarë e bën të ndihet “më e bukur”

  • PublishedOctober 25, 2024

Selena Gomez ka rrëfyer se kur ndihet “më e bukura”.

Ndërsa fliste ekskluzivisht për PEOPLE në Rare Impact Fund Benefit, i cili u mbajt në Studios West në Los Angeles, të enjten, më 24 tetor, këngëtarja e mirënjohur ka deklaruar se ndjehet më e bukur në momentin që është e rrethur nga njerëzit e saj më të dashur.

“Ndihem më e bukur kur zgjohem. Sepse zgjohem me motrën time ose zgjohem me gjyshërit e mi” tha ajo.

“Këto gjëra thjesht më bëjnë të ndihem bukur”. Ndërsa mbante një fjalim e cila mbahet për të “rritur ndërgjegjësimin dhe fondet në mbështetje të shëndetit mendor të të rinjve në nivel global” Gomez tha se “ëndrra e saj përfundimtare ka qenë gjithmonë të ndihmojë njerëzit”.