Sun, Nov 24, 2024

Plani i protestës më 29 tetor, opozita njofton akset rrugore që do të bllokojë

  • PublishedOctober 25, 2024

Opozita do të bllokojë akset kryesore të rrugëve më 29 tetor. Ky është vendimi që u mor në mbledhjen e kryetarëve të degëve që zhvillua në selinë e PD të premten në mbrëmje. Mbledhjen e drejtoi Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Në fokus të diskutimeve ishte protesta e radhës e njoftuar më herët për në datën 29 tetor. Në mbledhje u vendos që protesta të nisë në orën 17:00.

Drejtuesit e PD-së në qarqe janë zotuar të organizojnë qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan ‘mosbindje civile’ përmes bllokimit të akseve kryesore në Shqipëri.

Në një njoftim zyrtar, PD sqaron se akset që do të bllokohen janë:

Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan



AlbaniaWeb.net