Mon, Nov 25, 2024

“Qendra e universit, Clasico e artë”, Spanja “ndizet” për Real-Barça. Ancelotti-Flick: E presim me padurim

  • PublishedOctober 26, 2024

“El Clasico” nuk është kurrë një sfidë e radhës, nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, por është një super sfidë që këtë herë vjen me një “shije” ndryshe pasi Reali dhe Barça po kalojnë një moment fantastik, këtë e vërtetuan edhe në Champions League:

“Qendra e universit”, shkruan Marca na faqen e parë. Sigurisht, për botën e futbollit, e tillë është kjo përballje unike. “Clasico e artë”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS, shoqëruar me dy tredhëmbëshat ofensivë të dy ekipeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga njëra ana “BMV” e famshme e Ancelottit, Bellingham, Mbappe, Vinicuis dhe nga ana tjetër Raphinha, Lewandowski, Yamal. Pavarësisht se është një sfidë speciale, “ajka” e futbollit spanjoll, Carlo Ancelotti është mësuar me përballje të tilla, e sigurt është se do ta bëjë gjumin i qetë përpara këtij takimi:

“Barcelona është një skuadër me ide të qarta, jam një ekip me guxim, duhet ta përgatisim mirë këtë takim. Ata po bëjnë një kampion të madh, është e vështirë të flasësh për favoritë në një Clasico, por për fat të mirë asgjë nuk ma prish gjumin. Në ndeshje të tilla nuk është e nevojshme të flasësh shumë. Në këto ndeshje të gjithë janë të motivuar. Vinicius? Jam me fat që kam një lojtar të tillë. Mund ta them me bindje se ai do të jetë Topi i Artë”.

E pret me padurim edhe Clasicon e tij të parë Hansi Flick, i vetëdijshëm se do të jetë një super sfidë: “Kemi shumë dëshirë për të luajtur këtë takim, do të jetë një ndeshje e bukur. Ekipi im po luan shumë mirë, fituam kundër Bayern, por jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi”.

()


AlbaniaWeb.net