Sun, Oct 27, 2024

Natën e dasmës së Dafinës, Dj Geek na prezanton partneren e re?

  • PublishedOctober 27, 2024

Një ngjarje e bujshme për showbizin shqiptar ishte dasma e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila u martua mbrëmjen e kaluar në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por ndërsa Dafina kremtonte momentin e saj të veçantë, një tjetër surprizë vinte nga ish-i i saj i famshëm, Dj Geek.

Në një postim në Instagram Story, Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur spekulime se mund të bëhet fjalë për partneren e tij të re.

Fotografia ka ngjallur kureshtje të madhe dhe ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, pasi të gjithë pyesin nëse kjo është një formë e “hakmarrjes” së tij në ditën e dasmës së ish-të dashurës.

Kujtojmë Dj Geek dhe Dafina kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe publike në të shkuarën, ndaj ky postim është interpretuar si një deklaratë nga ana e tij.

A është vajza në foto partnerja e re e Dj Geek, apo thjesht një shoqe?