Sun, Oct 27, 2024

Totti i habit të gjithë: Mund të rikthehem të luaj, kam disa oferta në tavolinë

  • PublishedOctober 27, 2024

Francesco Totti po shqyrton mundësinë e rikthimit në fushën e blertë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, 48-vjeçari shprehet se ka disa oferta në tavolinë.

“Në Serinë A po flasim për të paktën dy muaj stërvitje, kohët janë këto. Pra, nuk ishte shaka? Jo nuk është shaka. E mora seriozisht.

“Po, janë një ose dy ekipe me të cilat po bisedojmë. Tani le të shohim se çfarë më thonë koka dhe trupi. Koka e di tashmë përgjigjen, le të shohim trupin. Kush e di se çfarë do të na rezervojë viti i ardhshëm”, -tha ai.


AlbaniaWeb.net