Abissnet Superiore, përzgjidhen formacioni dhe trajneri më i mirë për javën e 10-të
Trajnerët e kombëtareve të moshave kuqezi kanë përzgjedhur si zakonisht formacionin më të mirë të Abissnet Superiore, këtë herë atë të javës së 10-të që prodhoi vetëm një fitore dhe katër barazime.
Marco Alia i Skënderbeut spikati këtë javë dhe është zgjedhur si portieri më i mirë, ndërkohë që në mbrojtje nga krahët janë vlerësuar Erdenis Gurishta i Vllaznisë dhe Lorran i Dinamo City. Katërshja më e mirë e prapavijës plotësohet nga Milos Stojanovic (Vllaznia) dhe Bruno Telushi (AF Elbasani).
Bylisi ka dy lojtarë në mesfushë, Flamur Ruçin dhe Malomo Ayodeji. Në këtë repart është përzgjedhur edhe Regi Lushkja i Egnatias. Në majë të sulmit është votuar Cristian Mba, ndërsa në krahë Ermir Rashica dhe Erich Berko.
Për javën e 10-të si trajneri më i mirë është cilësuar Nevil Dede i Bylisit, pas fitores 4-0 ndaj Teutës në Ballsh.