Mon, Nov 25, 2024

Takimi në Doha, nisin bisedimet për pengjet dhe armëpushimin e Gazës

  • PublishedOctober 27, 2024

Bisedimet për pengjet dhe armëpushimin e Gazës në Doha “kanë filluar”, tha një diplomat i njohur me këtë çështje për CNN të dielën.

Negociatorët kryesorë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Katari ishin planifikuar të takoheshin në Doha të dielën për të diskutuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje.

Ky është raundi i parë i bisedimeve të nivelit të lartë në më shumë se dy muaj.

Zyrtarët amerikanë kanë argumentuar për rinovimin e vrullit pas vrasjes nga Izraeli të liderit të Hamasit, Yahya Sinëar.

Më herët të dielën, Egjipti propozoi publikisht një marrëveshje armëpushimi dy-ditore, në të cilën katër pengje izraelite në Gaza do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë të mbajtur në Izrael.



AlbaniaWeb.net