Sun, Nov 24, 2024

“Me regji të Ramës lirohet Tahiri e arrestohet sekretarja e ministrisë”, Vasili: Humnera e zgjedhjeve të vjedhura nuk mbushet me arrestime e lirime qesharake

  • PublishedJune 3, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook është shprehur se kryeministri Rama nuk mundet të mbushë dot humnerën e zgjedhjeve të vjedhura të 14 majit me arrestime dhe lirime qesharake.

Sipas tij vjedhja dhe manipulimi i votave tashmë është provuar, ndërsa nga ana tjetër me regji të Ramës lirohet Tahiri dhe arrestohet një sekretare e përgjithshme e “lëshohet rrugëve me telekomandë Lul brava”.

Ai shtoi se 14 maji do mbetet një varr i hapur politik ku faji i Edi Ramës është i pa amnistueshëm.

Postimi i plotë:

Rama nuk e mbush dot humneren e zgjedhjeve te vjedhura me arrestime dhe lirime qesharake!
Humnera e zgjedhjeve te 14 majit eshte tashme provuar pafundesisht.
Vjedhja, manipulimi, deformimi dhe shkaterrimi çdo standarti edhe me minimal te zgjedhjeve eshte dokumentuar me dokumenta, me video, me audio, me foto pa mbarim.
Rama po perpiqet me deshperim te mbushe humneren me luge kafeje ngjarjesh qesharake.
Me regji te Rames lirohet Tahiri, arrestohet nje sekretare e pergjithshme se ka vjedhur 3 mije euro, leshon rrugeve me telekomande Lul bravën, nje tufe me llafazane te paguar mediatike, qe flasin vetem per opoziten dhe bejne sikur i kerkojne hesap dhe i qajne hallin dhe e gjitha kjo qe humnera zgjedhore te mos permendet.
Vjedhja mafioze nga Rama e zgjedhjeve ka sjelle shkaterrimin e çdo elementi te shtetit ligjor, drejtesine e kapur, bllokimin mafioz te kontrollit mbi qeverisjen, asfiksimin e parlamentarizmit pra de facto shkarken drejt polarizimit ekstrem, tensionimit maksimal te situates dhe asgjesimin e çdo mundesie reale per funksionimin normal te nje shoqerie demokratike dhe pluraliste.
Demi eshte i pallogaritshem dhe e gjithe pergjegjesia bie vetem mbi Edi Ramen.
Asnje lloj artifici i deritanishem apo edhe i fishekzjarreve te tjera mediatike, qe do te rropaten qe te shpikin nuk e mbush dot humneren e zgjedhjeve te vjedhura, qe rendon vetem mbi Edi Ramen.
14 maji mbetet nje varr i hapur politik ku faji i Edi Rames eshte i pa amnistueshem.
Komedia e zeze e ngjarjeve te shpikura te dites ka marre fund.
Humnera e zgjedhjeve te vjedhura mbushet vetem me ndeshkimin deri ne fund te Rames dhe te te gjithe atyre qe paten guximin te vene dore mbi zgjedhjet dhe vullnetin e popullit.
Rama dhe te gjithe ata qe ka perqark duhet ta kene shume te qarte se çdo makinacion gjoja ligjor apo mediatik i mbeshtetur nga drejtesia me regji dhe supengrenesit mediatike thjesht dhe vetem rendon me shume situaten e vete Rames & co.
Llogaria e humneres se zgjedhjeve te vjedhura nuk mbyllet kurre, por vetem do te thellohet ne menyre vrastare dhe perpelitjet sharlataneske te Rames vetem e nxjerrin me shume ne pah ate dhe fajin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.