Sat, Nov 23, 2024

“Mrekullia Flick”, gjermani “pushton” Spanjën

  • PublishedOctober 28, 2024

Në 4 ditë t’i shënon 8 gola dy prej ekipeve më të mëdha në botë, Bayern Munich dhe Real Madrid nuk është një gjë që ndodh shpesh. Në Barcelonë po përjetojnë një moment magjik, ekipi i Hansi Flick është kthyer në një “makineri” perfekte, një “makineri” golash që po “shtyp” këdo që i del përpara.

Suksesi i fundit në “Bernabeu” ishte një provë force shumë e madhe, suksesi i thellë 0-4 me lojë dhe rezultat ka bërë që Barcelona të jetë në festë, me tifozët dhe ambientin që besojnë se këtë sezon mund të arrijnë gjëra të mëdha. Në vetëm 11 javë e kanë dërguar në plus 6 diferencën me Real Madrid. Në 11 javë, armata e Flick ka shënuar 37 gola, shifra përtej logjikës.

Mundo
Mundo

Një meritë të pa diskutim për këtë ka pikërisht tekniku gjerman, filozofia e tij e lojës, mënyra se si Barcelona po e aplikon po mahnit Evropën. “Mrekullia Flick”, ishte titulli i përzgjedhur nga e përditshmja spanjolle Sport.

Sport
Sport

Në të përditshmet spanjolle këtë të hënë vëmendje ka marrë edhe situata që përjetuan yjet e Barçës, Yamal, Raphinha dhe Ansu, që ranë pre e racizmit. Për të dalë në krah të tyre ka menduar Vinicus jr i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale theksoi se kjo situatë duhet të marrë fund. “Në shoqërinë tonë nuk duhet të ketë vend për këta kriminelë”, shtoi ndër të tjera Vinicius.

()


AlbaniaWeb.net