Sat, Nov 23, 2024

Karamele që të përgjum? Analizat e policisë treguan se nuk ka asnjë lëndë kimike: Fëmija përdori ilaçet e të atit

  • PublishedOctober 28, 2024

Karamelja jeshile e publikuar në rrjetet sociale të premten e kaluar ka alarmuar mësues, drejtues shkollash por me shumti prindër të nxënësve.

Policia doli menjëherë ne një deklaratë ku tha se pas analizave te bëra rezultoi se karamelja nuk përmbante substanca narkotike dhe se ishte gjetur ne një shkolle 9-vjeçare në Yzberisht.

Por burime për gazetaren e TCH Alma Demiraj, thonë se karamelja është gjetur në një shkolle 9-vjeçare të njohur në kryeqytet. Fakt është se policia por heton në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Pasi nuk është hera e parë që gjenden substanca narkotike të cilat  tregtohen afër shkollave.

Mësuesja e cila njoftoi prindërit për karamelen ka treguar se vuri re përgjumje të nxënësve ne klase çka dyshohej se përmbante lëndë narkotike. Si për të qetësuar prindërit në deklaratën e policisë thuhet se janë kryer analizat  përkatëse në sektorin e toksikologjisë  pranë Instituti te Shëndetit ku është konkluduar se karamelja nuk ka pasur prani të lëndevë psikotrope por në përbërje të saj ka vitamine E dhe ku dyshohet sipas policisë që fëmija te ketë marrë suplementet qe përdorte babi i tij .

AlbaniaWeb.net u interesua pranë IShP e cila mohoi të kishte kryer këto analiza. Por pasi u kontaktua sërish polica u tha se ka qenë një lapsus pasi analizat janë kryer në Institutin e policisë shkencore. Por pavarësisht kësaj, burime nga policia thonë se po hetohet në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Por a ndikoi publikimi i kësaj karameleje në shtimin e  panikut  tek prindërit gjë që preokupon policinë sot, kjo ka pak rëndësi pasi dhe nëse ka shkaktuar panik jo më kot thuhet ‘Frika ruan vreshtin’.

Dhe pikërisht kjo karamele duhet të shërbejë si një kambane alarmi në mënyre qe prindërit te jene me vigjilente dhe protektive ndaj fëmijëve. Nuk janë të pakët nxënësit e shkollave te cilët konsumojnë substanca narkotike hashash apo produkte të tjera ne forme karamelesh ose jo për të cilat prindërit nuk kane dijeni.

Dhe jo vetëm  djem por dhe vajza. Nuk kanë reshtur se bëri thirrje mjeket toksikologe për kujdes të shtuar tek fëmijët kundrejt formave te reja te produkteve të drogës që kanë hyrë në Shqipëri apo tregtohen dhe online dhe se shpërndarësit e tyre synojnë veçanërisht nxënësit e shkollave.



AlbaniaWeb.net