Sun, Nov 24, 2024

“Punën e kam nisur që 16 vjeç”/ Gazetari Angelo Haruni në një rrëfim për jetën: Nuk ka qenë e lehtë…

  • PublishedOctober 28, 2024

Autori dhe moderatori i “Top Talk Economy”, Angelo Haruni, na zbuloi disa detaje nga jeta e tij dhe rrugëtimi në media.

Gjatë një intervistë në “Ftesë në 5”, Haruni tregoi se punën në televizion e ka nisur në një moshë të vogël, teksa më pas ka studiuar edhe gazetari.

Moderatori tha se nuk ka qenë aspak e lehtë rrugëtimi, i cili e ka bërë të provojë disa fusha në media, kryesosht prapa kuintave.

“Pas emisionit mua nuk më pëlqen të vishem serioz, i kam të pakta në repertor, vetëm për emisionin. Jam shumë sportiv, i kam pjesë të karakterit. Ekonomia më vjen si një gjë e sforcuar, por e bëj mirë dhe pse jo e respektoj atë punë që bëj mirë.

Kam nisur që 16 vjeç, një fëmijë, çerr, në televizion. Kur të gjithë ishin shumë më të mëdhenj se sa unë, punoja me ta dhe natyrshëm ka qenë eksperienca që më ka formuar.

Që fëmijë ndoshta e kam pasur një dhunti për gjuhët e huaja, e cila më pas u transmetua edhe tek aftësitë kompjuterike, dhe një pasion i madh për filmat e për të kuptuar televizionin. Krahas montazhit kam bërë çdo punë në televizion, derisa arrita stadin e gazetarit.

Nuk e dija nëse do të bëhesha gazetar në moshën 16-vjeçare. Kisha fatin që kisha shumë figura që i shihja me admirim dhe respekt, më mbushën mendjen në mënyrë indirekte. Për t’i kuptuar ata dhe për t’i pasur modele. Pa bërë shkollën e gazetarisë më kërkonin mendime dhe ide.

Nuk besoj se ka qenë shumë e lehtë, duke parë që qëllon shumë vite prapa skenës. Pasi mbarova gazetarinë, punova sërish në montazh, ndërkohë që mendoja nëse bëja unë për këtë punë”, deklaroi moderatori gjatë intervistës.



AlbaniaWeb.net