Mon, Nov 25, 2024

Dasma/ Mungoi motra dhe artistë të njohur, ja si reagon bashkëshorti i Dafinës

  • PublishedOctober 29, 2024

Dasma e javës, muajit dhe vitit, padyshim që do mbetet ajo e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit, të cilët u martuan në Prishtinë, të shtunën që lamë pas.

Shumë u komentuan edhe figurat e tjera publike që nuk qenë të pranishëm, me të cilët këngëtarja kishte raporte të mira. Artistët si Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B, me të cilët Dafina ka bashkëpunuar munguan, por edhe motra e saj nuk mori pjesë në dasmë.

Për këtë bëri një reagim bashkëshorti i Dafinës, duke ironizuar me lajmet.

“Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina. Çfarë po ndodh?”, ka shkruar ai duke ndarë një foto të Dafinës.

Kjo e fundit, ende nuk ka komentuar mbi mungesat e këtyre personazheve.