Mon, Nov 25, 2024

Komplot për Topin e Artë, Seedorf drejton gishtin nga UEFA: Kanë inate me Realin…

  • PublishedOctober 29, 2024

Rodri fitoi Topin e Artë 2024 mes shumë polemikash, një çmim që sipas shumë ekspertëve dhe fansave që duhej të fitohej nga Vinicius Junior.

Ish-mesfushori i Holandës, Clarence Seedorf ka ngritur teorinë e tij konspirative, duke drejtuar gishtin nga UEFA për këtë vendim që “tronditi” të gjithë rrjetin.

“Unë mendoj se problemet mes Real Madridit dhe UEFA-s duhet të jenë jashtë këtyre gjërave. Është turp”, tha ndër të tjera ish-lojtari i Real Madrid, Milan dhe Ajax, duke ngritur hipotezën se e gjitha kjo ka ardhur nga ideja që “Los blancos” kanë për të krijuar “Superligën Europiane”.

Një përplasje e egër që vazhdon edhe sot, pasi Real Madrid nuk është tërhequr kurrë nga kjo betejë, edhe pse ka mbetur i izoluar zyrtarisht, ndërkohë që klubi ispanjoll tregon se shumë të tjerë janë në pritje të një momenti të favorshëm për t’u bashkuar në një garë të re kontinentale.

Nga ana e Realit ende nuk ka asnjë reagim, një vendim ky nga ana e klubit, me mediat spanjolle që bëjnë me dije se asnjë anëtar i “Los blancos”, lojtar, staf tekink, ose drejtues nuk duhet të flasë në asnjë media ose rrjet social sa i përket Topit të Artë.

Kjo gjë u vu re dhe mbrëmjen e së hënës, ku Reali zgjodhi të mos postojë asgjë kur fitoi çmimin si “Klubi më i Mirë i Vitit” dhe as për të uruar Ancelottin që u zgjodh “Trajneri i Vitit”.



AlbaniaWeb.net