E papritur! Ish-tekniku akuzon këngëtarin Slimane për ngacmim seksual
Slimane, këngëtari i njohur dhe përfaqësuesi i vitit të kaluar i Francës në Eurovizion, po përballet me një ankesë për ngacmim seksual nga një ish-teknik i cili ishte në turneun e tij. Siç raportojnë mediat franceze, kundër këngëtarit është ngritur një padi zyrtare për një incident që dyshohet se ka ndodhur dhjetorin e kaluar, gjatë një koncerti në Zénith në Saint-Étienne.
Prokurori i Saint-Étienne David Charmage konfirmoi se avokati i paditësit pritet të paraqesë prova shtesë në këtë çështje. Sipas ankesës, artisti dyshohet se ka tentuar të përqafojë teknikun, duke i thënë vazhdimisht që të bëjnë seks. Kur ai refuzoi, Slimane vazhdoi t’i dërgonte mesazhe dhe video të papërshtatshme për disa orë.
Slimane filloi në nëntor 2023 një turne në Zénith, Francë, Turneu Cupidon, një vit pas publikimit të albumit të tij Chroniques d’un cupidon i cili u publikua në shtator 2022. Turneu është ende në vazhdim dhe është caktuar të përfundojë në janar të vitit 2025 në Paris.
Koncerti i tij i radhës është planifikuar të mbahet më 8 nëntor në qytetin e Tours.