Wed, Oct 30, 2024

Kaos dhe panik në BBVK, Drenusha mohon nxitjen ndaj Xhenetës

  • PublishedOctober 30, 2024

Një situatë kaotike përfshiu shtëpinë e BBVK-së në orët e para të mëngjesit, ku paniku më i madh u reflektua te Xuxi. E gjithë zhurma nisi kur Xheneta hyri me vrull në dhomën e gjumit, duke i rënë tenxhereve me zë të lartë, pas një përplasjeje të mëparshme që kishte pasur me Xuxin.

Pas këtij incidenti, Drenusha, e cila ishte në shënjestër të disa akuzave për nxitje nga banorët Vullneti, Diana dhe të tjerë, i shpjegoi të tjerëve se nuk kishte qenë ajo që nxiti Xhenetën, por përkundrazi, ishte përpjekur ta ndalonte.

Më vjen shumë keq që të shfrytëzojnë për këto situata. Para se Xheneta të bënte atë veprim, i kam thënë disa herë të ndalet. I thashë: gjej një mënyrë tjetër për t’ia kthyer borxhin. E drejta e saj është, por nuk mund ta ndaloj dhe as nuk më dëgjon. As nuk e kam shoqe,” tha Drenusha.

Ky veprim i Xhenetës ka sjellë tension dhe akuza brenda shtëpisë, duke thelluar përçarjen mes banorëve.