EMRI/ Krim në familje, 24-vjeçari në Përmet mbyt nënën e tij, dështon tentativa për arratisje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Përmetit, ku një 24-vjeçar dyshohet se në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë autoritetet janë vendosur në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun Albi Muhollari.
Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–