Rinovimi i mundshëm me Bayern, flet Musiala: Jam i lumtur këtu
Musiala ishte një nga më të mirët në Kupë ndaj Mainzit, teksa realizoi 3 gola. Mesfushori i Bayern, ka folur së fundmi për temën e rinovimit, ku u shpreh se është i lumtur në Mynih.
“Në Mynih jam i lumtur. Përfaqësuesit e mi janë në bisedime me klubin”, tha ai. 21-vjeçari në këtë sezon në kampionat është aktivizuar në 6 ndeshje, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
(J.S/)