Sat, Nov 23, 2024

Financial Times hedh poshtë sondazhet? “Ja përse Kamala Harris do të fitojë”

  • PublishedOctober 31, 2024

Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat.

“Nëse do t’u besojmë sondazheve, gara është kokë më kokë. Nëse do t’i drejtohemi modeleve të parashikimit, Donald Trump ka pak më shumë gjasa të fitojë se Kamala Harris. Unë nuk besoj asnjërin”, shkruan Martin Sandbu i Financial Times, i cili synon të tregojë në artikullin e tij arsyet që e shtyjnë të mendojë se demokratja, do të jetë në fakt, ajo që do të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë.

Ai kujton sesi anketimet flisnin masivisht në zgjedhjet e mes mandatit në 2022-shin për një “dallgë të kuqe”, e cila në fakt nuk ndodhi, e për këtë, siç thekson Sandbu, nuk e kam ende një shpjegim të qartë. Të ashtuquajturat modele parashikimi janë edhe më keq se sondazhet, thotë ai, sepse pretendojnë të japin një tablo më të plotë se anketimet, por në fakt bëjnë të kundërtën. Këto modele tregojnë se ka një probabilitet të caktuar që Trump të fitojë, përkatësisht 52 për qind. Megjithatë, vazhdon gazetari, një shpërndarje probabiliteti nuk është parashikim – është një qasje e njëanshme që nuk parashikon asnjë rezultat, por thjesht nënkupton se të dyja janë të mundshme.

Një “parashikim” gati 50-50 është bosh, e nuk nuk thotë asgjë, pretendon Sandbu, i cili sqaron më tej se parashikimin e tij personal për një fitore të Harris, e madje me diferencë të ndjeshme, e mbështet tek bindja se është ende “ekonomia” ajo që përcakton fatin e zgjedhjeve dhe zgjedhësit e vlerësojnë më shumë forcën e ekonomisë së SHBA sesa sondazhet elektorale. Përpos kësaj, mendon gjithashtu se çështja e abortit që i ndihmoi demokratët të kapërcenin pritshmëritë dy vjet më parë është ende po kaq me peshë edhe sot.

Sipas tij, ndryshe nga anketimet e shkuara elektorale, mjaft sondazhe tani kanë ndjekur kryesisht realitetin ekonomik dhe kanë dhënë rezultatet më të larta me tregun e punës tashmë të forcuar, me inflacionin e ulur dhe pagat reale të rritura. Sandbu thekson se të dhënat e tremujorit të fundit tregojnë një rritje të konsumit, ashtu sic ndodh në kohëra të mira, se raporti naftë-pagë mesatare është më i favorshëm, e se në tërësi sipas tij, amerikanët janë më mirë tani sesa katër vjet më parë.



AlbaniaWeb.net