Tragjedia në Peqin! Fëmija në trotuar pranë shkollës, makina me shpejtësi devijon mjetin tjetër dhe e përplas për vdekje
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ditën e sotme një fëmijë 10 vjeç në Pajovë të Peqinit.
I mituri ndodhej në anë të rrugës, kur një automjet ka dalë nga rruga për të shmangur një tjetër mjet që i preu rrugën, dhe e ka marrë para duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për praninë e një shkolle.
Sipas korrespondentes së AlbaniaWeb.net Bruna Kërçyku, mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Elbasan- Peqin, kur një mjet tjerët i ka prerë rrugën.
Duke tentuar t’i shpëtojë aksidentit, ai ka devijuar në trotuar, ku ndodhej fëmija, duke e përplasur këtë të fundit në kangjellat e një biznesi.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe përcaktimin e saktë të rrethanave.
AlbaniaWeb.net