I huazuar nga Napoli, Osimhen jep lajmin e mirë për tifozët e Galatasaray
I afruar në formë huazimi nga Napoli, Victor Osimhen do të qëndrojë në Turqi të paktën deri në fund të sezonit. Diçka të tillë e tha vetë sulmuesi, i cili u pyet nga disa tifozë të Galatasaray-t teksa po largohej nga qendra sportive.
“Sigurisht që do të qëndroj këtu deri në fund të sezonit”- mësohet të ketë thënë nigeriani. 25-vjeçari ka luajtur deri më tani 5 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Osimhen ka luajtur më parë për Charleroi dhe Lille.