Sat, Nov 23, 2024

U bë baba 19-vjeç, fituesi i Kupës së Botës ndahet nga e ëma e dy fëmijëve të tij

  • PublishedOctober 31, 2024

Enzo Fernandez dhe gruaja e tij Valentina Servantes kanë vendosur të ndahen. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetëm gruaja e lojtarit të Çelsit.

“Unë dhe Enzo kemi vendosur të mbajmë pak distancë nga sot. Por ne gjithmonë do të jemi një familje, dhe do të mbështesim njëri-tjetrin në çdo gjë. Janë dy fëmijë të përfshirë, që kanë nevojë për shumë dashuri nga ne. Ju lutëm mos u mundoni të krijoni konflikte, kur nuk ka”, shkruan Valentina në rrjetet sociale.

Mediat ndërkombëtare tregojnë se Fernandez i ka thënë gruas se ka nevojë të përjetojë fazat, që kaloi duke zgjedhur të krijojë familje i ri. Kështu 23-vjeçari ka shprehur dëshirën të jetojë vetëm. Enzo Fernandez u bë baba vetëm 19-vjeç, ndërsa para një viti erdhi në jetë dhe fëmija i dytë.

 


AlbaniaWeb.net