Mon, Nov 25, 2024

Balaj “topçiu” i Superligës, Tirana “preja” e preferuar

  • PublishedNovember 1, 2024

Rikthimi i tij në Shqipëri, tek ekipi i zemrës, Vllaznia, shihej si një hap pas për Bekim Balaj, si fundi i karrierës, por “bomberi” shkodran vërtetoi një vit më parë se ka ende shumë për të dhënë, ndërsa vijon të udhëheq Vllazninë edhe këtë sezon si kapiten, si lider, por dhe si golashënues.

Gjatë mungesës së tij, shkodranët pësuan një mini-krizë, por Balaj u rikthye sërish në nivele të larta pasi “firmosi” në suksesin e Vllaznisë në “klasiken” kundër Tiranës. Balaj realizoi një “dopietë” golash, e kishte bërë diçka të tillë edhe gjatë fazës së parë.

Nga shtatë gola që ka shënuar deri në këtë pikë të sezonit, 4 prej tyre Balaj i ka shënuar kundër ish ekipit të tij, Tiranës. Sulmuesi shkodran kryeson për momentin listën e golashënuesve më të mirë, i ndjekur nga Itodo i Dinamo City me 6 gola.

Të udhëhequr nga Balaj, Vllaznia ka dhe sulmin më të mirë në Superligë me 18 gola në 11 javë, e ndjekur nga Partizani me 15 gola të shënuar.

()


AlbaniaWeb.net