Fri, Nov 1, 2024

“Tripletë” medaljesh, Kofsha shkëlqen në Evropianin e Peshëngritjes (VIDEO)

  • PublishedNovember 1, 2024

Për fat të mirë, tradita e peshëngritjes mbetet e “gjallë” në Shqipëri, kjo fal talenteve si Ertjan Kofsha i cili shkëlqeu në Evropianin e Peshëngritjes U-23 që po zhvillohet në Poloni. Kofsha u shpall nën kampion Evrope, jo vetëm kaq, por nga ky turne doli me 3 medalje, 1 ar dhe 2 argjend.

Me 162 kg në stilin e shkëputjes, Kofsha arriti të siguroi medalje ari.

Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputej ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.

Në dy garash, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nën kampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij, me “tripletë” medaljesh, jep shpresë për të ardhmen për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.


AlbaniaWeb.net