Mon, Nov 25, 2024

U vetëdorëzua në Policinë e Pejës, ja masa që ka caktuar Prokuroria për Stresin

  • PublishedNovember 1, 2024

Mëngjesin e sotëm, reperi Stresi u dorëzua në Policinë e Pejës. Këta të fundit kanë qenë në kërkim të tij që prej disa javësh për shkak të sherrit brutal të ndodhur në Pejë.

Sakaq Prokuroria në Pejë i ka caktuar reperit Stresi, masën e paraburgimit prej 48 orësh.

Këtë e bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, deklaroi Rugova.