Sat, Nov 2, 2024

Mot i kthjellët dhe mjegull, si parashikohen kushtet atmosferike këtë fundjavë

  • PublishedNovember 2, 2024

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

Nga sa u përmend edhe më lartë vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.



AlbaniaWeb.net