Interi gjen sponsorin e ri për sezonin tjetër, reklama e finales kalon si e dytë
Interi gjen sponsorin e ri për sezonin tjetër, reklama e finales kalon si e dytë
4 June, 2023
4 June, 2023
Ndeshjet e fundit të kampionatit, Interi i ka luajtur pa sponsor në fanellë duke qenë se “Digitalbits” kishte probleme me pagesat dhe vetëm në takimin mbyllës ndaj Torinos, zikaltërit luajtën me “Paramount+”.
Kjo kompani do të jetë sponsor zyrtar i Interit për finalen e Ligës së Kampioneve por nga sezoni tjetër, ajo do të jetë ne pjesën e pasme të fanellës. “Paramount+” ka paguar shifrën e 10 milionë eurove për këtë ndeshje dhe për të qenë poshtë numri, teksa pjesa kryesore do të ketë një emër të ri.
Me shumë gjasa, “Qatar Airways” do të jetë sponsori zyrtar në fanellën e Interit. Kompania e fluturimeve do të paguajë plot 40 milionë euro në sezon për të qenë sponsor dhe do të zërë vendin e “Digitalbits”. Zyrtarizimi do të bëhet pas finales së Championsit, kur do të prezantohet edhe fanella e sezonit të ri.
PANORAMASPORT.AL