Sat, Nov 23, 2024

Nëna e Kevinit ia thotë Anës në sy: Familja jote nuk e do djalin tim

  • PublishedNovember 2, 2024

Gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Kosova, dinamika midis Anës dhe Kevinit u ndërlikua më shumë nga ndërhyrjet familjare. Ana, e cila duket se ka ndërtuar një afërsi të veçantë me Kevinin, mori një letër nga familja e saj, e cila e këshillonte të linte shtëpinë për shkak të pakënaqësive të tyre mbi sjelljen e saj në lojë. Për më tepër, një bisedë telefonike me motrën i sugjeroi që të luante individualisht dhe të distancohej nga Kevini, por Ana zgjodhi të qëndronte në shtëpi dhe të vazhdonte lojën e saj.

Në anën tjetër, në spektaklin e djeshëm, nëna e Kevinit bëri një vizitë surprizë në shtëpi për t’i dhënë djalit të saj mbështetje dhe këshilla. Gjatë fjalës së saj, ajo nuk nguroi të shprehte rezervat e saj për lidhjen e mundshme mes Kevinit dhe Anës, duke shprehur shqetësim mbi ndërhyrjet e familjarëve të Anës në vendimet e saj.

Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.

Pasi Alaudini e ftoi të fliste hapur me Anën, nëna e Kevinit vendosi ta bëjë këtë. Duke iu drejtuar Anës, ajo u shpreh se ishte e vetëdijshme për shqetësimet e familjes së saj ndaj Kevinit. Ana shpjegoi se familja e saj nuk ishte kundër Kevinit, por më shumë shqetësimet kishin të bënin me vendimin e saj për të hyrë në BBVK, për shkak të moshës së re dhe frikës se mund të gabonte.

Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana.