Vera Grabocka nderohet me çmimin “Unaza e Katit”
Regjisorja Vera Grabocka u nderua me çmimin e veçantë “Unaza e Katit” në kuadër të përkujtimit të 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit, që u mbajt në Zym të Hasit, Prizren.
Ajo u prit me duartrokitje të ngrohta teksa ngjitej në skenë për të pranuar këtë çmim, që nderon kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art për shumë vite. Me emocion, Vera shprehu kënaqësinë e saj për këtë nder të veçantë, duke e konsideruar Unazën e Katit si simbol të përkushtimit të saj ndaj artit.
“Kam një ndjenjë të madhe nderi dhe mirënjohjeje për Çmimin e veçantë “Unaza e Katit”, në këtë përvjetor të shenjtë. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua si artiste, dhe unaza do të më kujtojë gjithmonë përkushtimin tim ndaj artit. Falënderoj me zemër gjithë Kosovën, veçanërisht banorët e Zymit të Hasit, dhe Profesorin Frrok Kristaj për këtë nder që m’u bë!” shprehet Vera në postimin e saj në Instagram.