Sun, Nov 24, 2024

Më shumë detaje rreth lirimit të Stresit nga burgu i Pejës

  • PublishedNovember 2, 2024

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka dhënë më shumë detaje rreth lirimit të Stresit nga burgu i Pejës. Reperi u lirua pasditen e sotme teksa ditën e djeshme i ishte caktuar masa e sigurisë 48 orë paraburgim.

Nikçi ka thënë: “Personi i pandehur me inicialet A.L dje është paraqitur në stacionin policor, pas intervistimit është ndaluar për 48 me urdhër të prokurorit të shtetit”.

Më tutje ai vazhdoi: “Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ka parashtuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku sot gjatë seancës dëgjimore tha se mund të bëhet edhe pjesa e dorëzanisë, ku gjykata e ka vlerësuar shumën prej 20.000 eurosh e deponuar nga personi i pandehur në arkat shtetërore, si lloj garance se do të jetë prezent tek organet hetuese deri në fund të kësaj çështjeje penale sa herë që të ftohet”.

I njëjti dyshohet për vepën penale, ndihmë në kryerjen e veprës së rëndë penale – lëndim trupor. Pasi kemi pranuar disa ekspertiza për lëndime të lehta trupore të shkaktuara ndaj viktimave me siguri kjo vepër penale do të rikualifikohet”, përfundoi ai.