Sat, Nov 23, 2024

Çfarë fshihet pas teksteve të këngëve të Bes Kallakut?

  • PublishedNovember 2, 2024

Në puntatën e sotme të emisionit “Goca dhe Gra”, Bes Kallaku ka qenë një “i ftuar” nëpërmjet një lidhje telefonike me moderatoret në studio. Këto të fundit e kanë pyetur lidhur me tekstet e këngëve të bëra prej tij, pas ndarjes nga ish-partnerja Xhensila Myrtezaj, që kanë bërë zhurmë kudo nëpër rrjet.

Lidhur me këtë, Besi është shprehur:

“Projektet e mia janë stopuar për momentin, në televizione, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar.

Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal.

Mirë më kanë shkuar me këngët sepse këngët më kanë sjellë shumë koncerte. Me Eli Malaj kanë rezultuar të suksesshme, ajo është një artiste dhe njeri i mrekullueshëm.
Eli ka një zë të jashtëzakonshëm që del prej shpirtin. Përveçse artiste, ajo është një njeri i mirë. Eli i ka të gjitha,edhe unë”, deklaroi Bes Kallaku në një lidhje telefonike.