Kombëtarja U-17 rikthehet në fushë, zyrtarizohen dy miqësore
Edhe ekipi kombëtar U-17 do të rikthehet sërish në fushën e lojës në muajin nëntor me dy miqësore ndaj Polonisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesco do të përballen me bashkëmoshatarët e Polonisë.
Dy miqësoret do të luhen në Tiranë më 15 dhe 18 nëntor në “Shtëpinë e Futbollit. ndeshja e parë do të luhet më 15 nëntor në ora 14:00, ndërsa takimi i dytë Shqipëri – Poloni do të luhet tre ditë më pas në orën 10:00.
Këto janë dy takime shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17 dhe për stafin kuqezi për të testuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe për të ndërtuar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-17
Shqipëri U-17– Poloni U-17, 15 nëntor, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U-17– Poloni U-17, 18 nëntor, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”